Jo pak njerëz u tmerruan nga një video që qarkulloi së fundmi e ku shihet një ushtar ukrainas i paarmatosur që qëllohet me breshëri plumbash nga forcat ruse.
Siç raportohet pas këtij ekzekutimi qëndron grupi neo-nazisti, Rusich, i cili bashkëpunon me grupin mercenar Wagner, transmeton Gazeta Online Reporteri.net.
Videoja e cila është publikuar në rrjetet sociale, supozohet se është shpërndarë nga pjesëtarët e forcave ruse. “Lavdi Ukrainës”, dëgjohet duke thënë i burgosuri ukrainas, i cili refuzon të heqë shenjën e gradës së tij nga uniforma. Pak pas pak këtij momenti, i njëjti vritet pa mëshirë nga forcat ruse.
Avokati i Popullit ukrainas tha se ai ua dërgoi videon e tmerrshme kolegëve të tij në institucionet përkatëse dhe Shërbimi i Sigurisë së Ukrainës (SBU) tashmë ka hapur një rast.
Videoja shkaktoi menjëherë një reagim të madh dhe u përhap me të madhe në rrjetet sociale. Përdorues të shumtë etiketojnë politikanë dhe institucione të ndryshme sepse, nëse konstatohet se pamjet janë autentike, bëhet fjalë për krime lufte.
Për momentin nuk ka informacion të saktë dhe të verifikuar se ku dhe kur ka ndodhur, si dhe për identitetin e ushtarit ukrainas.
Sipas disa informacioneve të pa verifikuara, personi i vrarë mund të jetë një ushtar i Brigadës 72 i njohur ndryshe edhe si “Zaporozhye e Zezë”.
Ndërkohë në faqen zyrtare në Facebook të brigadës është publikuar një foto me imazhin e ushtarit nga video dhe mbishkrimin “Lavdi heronjve!”.
Mes spekulimeve të shumta dhe informacioneve të pakonfirmuara për ekzekutimin e ushtarit ukrainas, ka edhe pretendime se njeriu në fjalë u vra nga grupi Rusich, një njësi neo-naziste që luftoi si pjesë e Wagner në Ukrainë.
Ata kanë postuar një video të tmerrshme të ekzekutimit në kanalin e tyre në Telegram dhe kanë shkruar “Më në fund një reagim normal”.
Bashkëthemeluesi dhe komandanti i grupit Rusich është Aleksei Milchakov, një 31-vjeçar i i quajtur “serb”.
“Biografia” e Milçakovit është, me pak fjalë, një histori e plotë horror. Ai dyshohet për krime lufte dhe që nga viti 2022 është sanksionuar nga SHBA, Bashkimi Evropian, Mbretëria e Bashkuar, Kanadaja dhe vende të tjera. Ai është i lidhur me krimet në Siri dhe Ukrainë.
Ai fitoi vëmendjen e publikut pasi filmoi veten duke torturuar dhe prerë kokën e një qeni në vitin 2011. Videon e ka postuar në internet. Në faqen e tij VK (rrjeti social rus), ai bëri thirrje për vrasjen e të pastrehëve, këlyshëve dhe fëmijëve.
Milchakov u mburr hapur për fotografimin e trupave të gjymtuar dhe të djegur të ukrainasve, dhe njihet gjithashtu për prerjen e veshëve të ushtarëve të vdekur ukrainas dhe gdhendjen e svastikave në fytyrat e tyre.
Për këtë rast në Twitter ka folur edhe presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky. /Reporteri.net/
Zelensky reacts to the video which emerged today of Russian soldiers murdering a Ukraine POW, whose last word were “Glory to Ukraine” pic.twitter.com/RriVFxHfSM
— Visegrád 24 (@visegrad24) March 6, 2023