×
  • Lajme
  • Lajme

    Zelensky për vrasësit e luftëtarit ukrainas të paarmatosur: Ne do t’i gjejmë vrasësit dhe do hakmerremi

    Reporteri
    07 Mars 2023 | 11:09

    Ukraina është zotuar të gjejë dhe vrasë ushtarët rusë që vranë një të burgosur lufte të paarmatosur ukrainas, raporton BBC.

    “Ne do t’i gjejmë vrasësit dhe do hakmerremi,” tha presidenti Volodymyr Zelensky dje.

    Ministri i Jashtëm Dmytro Kuleba bëri thirrje për një “hetim të menjëhershëm” nga Gjykata Ndërkombëtare Penale.

    Në një video të publikuar në internet shihet ushtari ukrainas teksa pi cigare në një kanal. Ai thotë “lavdi Ukrainës” para se të qëllohej me automatik. Mësohet se deri më tani nuk është identifikuar as viktima dhe as trupat ruse.

    Nga ana tjetër, Rusia nuk e ka komentuar ngjarjen. Kievi dhe aleatët perëndimorë kanë akuzuar trupat ruse për krime lufte që prej fillimit të ofensivës së Putinit më 24 shkurt të vitit të kaluar.

    Nëpërmjet postimi të një videoje, Zelensky tha se “pushtuesit vranë një luftëtar që me guxim u tha në fytyrë rusëve ‘Lavdi Ukrainës!’. “Dëshiroj që të gjithë së bashku, në unitet t’i përgjigjemi fjalëve të tij ‘Lavdi Heroit! Lavdi Heronjve! Lavdi Ukrainës!’.

    Ukraina ka akuzuar më parë trupat ruse për torturimin, përdhunimin dhe vrasjen e të burgosurve ukrainas të luftës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!