×
  • Sport
  • Sport

    “Cërvena Zvezda” pritet me flamuj të Kosovës e të Shqipërisë në stadiumin e Helsinkit

    Reporteri
    31 Korrik 2019 | 19:21

    Në ndeshjen që është duke u zhvilluar në Helsinki, mes skuadrës me po këtë emër dhe skuadrës serbe, Cërvena Zvezda, janë shënuar disa incidente.


    Nëpër rrugët e kryeqytetit finlandez janë shënuar incidente mes tifozëve të të dyja skuadrave, ndërsa raportohet të ketë ndërhyrë edhe policia e atjeshme.

    Ndërkaq, brenda tribunave, tifozët e “Zvezdës” kanë hasur në diçka që ndoshta edhe s’e kanë pritur kurrë.

    Në anën e tifozëve të skuadrës së Helsinkit janë shfaqur, si duket, dy shqiptarë, të cilët bartnin flamujt e Kosovës dhe të Shqipërisë.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!