Organizatori i ndeshjes Feronikeli-Milan, Agron Selimi, ka konfirmuar se kanë zbritur çmimin e biletave për këtë takim që do të mbahet më 10 gusht në Prishtinë.
Ai ka konfirmuar se asgjë tjetër nuk ka ndryshuar për organizimin e kësaj ndeshjeje përveç çmimit të biletave.
Selimi ka konfirmuar në Klan Kosova se tifozët që kanë blerë biletat me çmimet e derisotshme do t’u rimbursohen, duke iu kthyer mjetet e paguara më shumë.
Deri më tani ai ka pohuar se janë shitur katër mijë bileta që përfshinë rreth 30 për qind të kapacitetit të stadiumit “Fadil Vokrri” ku do të mbahet ndeshja.
E veçanta e kësaj ndeshje do të jetë se Milani me vete në Prishtinë do ta sjellë njërën prej trofeve të fituara të Ligës së Kampionëve me të cilën do të kenë rastin që të bëjnë fotografi ata që do të blejnë biletat.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.