×
  • Lajme
  • Lajme

    Ishin bashkë në burgjet e Serbisë, Kurti rrëfen historinë e dhimbshme të mësuesit drenicas

    Reporteri
    07 Mars 2023 | 20:29
    Albin Kurti dhe Osman Jakupi

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në Ditën e Mësuesit, ka përkujtuar një mësimdhënës me të cilin kishte qëndruar në burgjet e Serbisë.

    Duke shkuar për vizitë te familja, Kurti ndau historinë e Osman Jakupit nga Baksi, i cili tha se ishte plagosur e malltretuar në spital e burg, derisa katër familjarë ia kishin vrarë, shkruan gazeta online Reporteri.net.

    “Me mësuesin Osman Jakupi nga Baksi ishim bashkë në burgjet e Serbisë. Ai ishte i plagosur e i burgosur, i malltretuar edhe në spital përveçse i torturuar në burg. Katër anëtarë të familjes i ka të vrarë gjatë luftës, e vetë mësues me ditar në dorë për 45 vjet e 5 muaj”, njoftoi Kryeministri në Facebook.

    Pas tij, Kurti tregoi edhe për një takim që pati me vajzën e mësueses së tij të matematikës. /Reporteri.net/.

    Postimi i plotë:

    Mësuesi Osman, i plagosur e i burgosur, dhe Afërdita, vajza e mësueses Nafije

    Me mësuesin Osman Jakupi nga Baksi ishim bashkë në burgjet e Serbisë. Ai ishte i plagosur e i burgosur, i malltretuar edhe në spital përveçse i torturuar në burg. Katër anëtarë të familjes i ka të vrarë gjatë luftës, e vetë mësues me ditar në dorë për 45 vjet e 5 muaj.

    Ndërkaq Afërdita është vajza e vetme e mësueses sime Nafije Dobruna-Deva. Kur unë isha nxënës i fillores Afërdita ishte studente e Matematikës, pastaj ajo u bë profesoreshë në Gjimnaz e mandej Asistente në Fakultet të Ndërtimtarisë, në lëndët Matematikë I, II dhe III.

    Sot, më 7 Mars, i takova për t’ua uruar Ditën e Mësuesit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!