×
  • Lajme
  • Lajme

    Lushtaku pro propozimit evropian: Albini si mashtrues vjen e shkon, aleanca me ShBA-të mbetet

    Reporteri
    07 Mars 2023 | 22:12
    Sami Lushtaku, Albin Kurti. Fotografi ilustruese.

    Nënkryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku, ka deklaruar se plani evropian për dialogun Kosovë-Serbi duhet dhe do të kalojë në Kuvend.

    Lushtaku tha se aleatët perëndimorë i ndihmuan Kosovës që ta fitojë lirinë, ndaj marrëveshja duhet të kalojë pasi Kosova ka nevojë për NATO-n, shkruan gazeta online Reporteri.net.

    “Ne si PDK jemi krenarë me punën që kemi bërë sot, para 10 viteve por dhe para 25 viteve nga paraardhësja jonë ushtarake. Plani amerikan për paqe në Ballkan është plan i aleancës tonë me miqtë tanë. Marrëveshja do të kalojë sepse kemi nevojë për NATO dhe për një hov të zhvillimit përpara”, shkroi ai në Facebook.

    Anëtari i PDK-së hodhi disa kritika edhe në drejtim të kryeministrit Kurti, duke thënë se “Albini vjen e shkon si një mashtrues i imtë”, por aleanca e Kosovës me ShBA-të “do të mbetet përgjithmonë”. /Reporteri.net/.

    Postimi i plotë:

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!