Shtëpitë që u ndërtuan për serbët, tani po shiten me pronë, me çmime marramendëse.
Ishin rregulluar deri në enterier. 20 mijë euro kushtoi vetëm një. Por, tani këto shtëpi që u ishin bërë gati serbëve për t’u kthyer, janë demoluar plotësisht. Dhe jo vetëm.
Disa banorë shqiptarë, në këtë fshat kanë thënë për televizionin T7 që çmimet e pronave në këtë pjesë, janë rritur në mënyrë marramendëse.
Por, nga Drejtoria e Pronës në Komunën e Ferizajt, kanë thënë se ligjërisht serbët mund t’i shesin ato shtëpi. Tregojnë dhe arysen.
Nga Ministria për Komunitetet dhe Kthim kanë thënë se i kishin rekomanduar kryeministrit që këto shtëpi t’u kthehen niveleve komunale.
Zëvendësministri Milazim Gashi tregoi se kur mund t’i shesin serbët shtëpitë. Në kuadër të Ministrisë, ishin planifikuar të ndërtohen me vite shtëpi.
Bëhet fjalë për rreth 400 shtëpi, që do të ndahen në proporcion me numër të banorëve të çdo komuniteti. E të njëjtat të ndahen për nevoja sociale.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.