Me thirrjet “Patriarkati vret” dhe “Vrasjet ndaj grave janë të paralajmëruara” kolektivi “Marshojmë s’festojmë”, ka nisur të mërkurën një protestë, në kërkim të respektimit të të drejtave të grave në Kosovë.
Protesta ka nisur para Pallatit të Drejtësisë në Prishtinë dhe marshi pritet të vazhdojë edhe në sheshin Zahir Pajaziti në mesditë.
Protesta të ngjashme janë mbajtur edhe vitet e kaluara në Kosovë, në datën e njëjtë – 8 Mars – kur shënohet Dita Ndërkombëtare e Gruas
.Në nisjen e marshit ka folur Elvedina Hajdari, e cila disa herë e ka denoncuar ish-bashkëshortin e saj për dhunë e shqetësime.
Marshi do të vazhdohet deri te Qeveria e Kosovës.
PAMJE: EO
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.