Që nga dorëheqja e Ramush Haradinajt nga posti i kryeministrit dhe krijimi i situatës politike që vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme, pothuajse të gjitha partitë kanë përmendur vijat e kuqe se me cilën parti nuk do të bëjnë koalicion.
Shumica prej tyre janë deklaruar se nuk me Partinë Demokratike të Kosovës, nuk do të hynë në koalicion.
Për të gjitha këto parti, ka një porosi nënkryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj. Ai ka shkruar në Facebook se ato parti që nuk e pranojnë PDK-në si partnere, mbeten përherë në opozitë ose nuk e kalojnë pragun zgjedhor.
“Kur dikush flet për vijat e kuqe në mes të partive politike në Kosovë dhe i referohet PDK-së, duhet ta ketë të qartë një gjë: ka dy nivele të mospranimit të tjetrit në politikë. I pari është mospranimi i një partie ku për çfarëdo arsye e besimi ideologjik mbetet përherë në opozitë dhe niveli i dytë i mospranimit është mos kalimi i pragut zgjedhor dhe frika nga humbja. Kjo e fundit i ka tmerruar partitë pa gjasa në zgjedhje”, ka shkruar Hoxhaj./Reporteri.net./.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.