×
  • Lajme
  • Lajme

    “Nuk ka kështu, qëndroi vetëm 10 sekonda”, Konjufca kërkon që deputetes së AAK-së t’i hiqet mëditja

    Reporteri
    08 Mars 2023 | 16:02

    Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca pak para përfundimit të seancës së sotme ka kërkuar që deputetes së AAK-së t’i hiqet meditja për sot, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Krejt kjo pasi deputetja Albena Reshitaj, sipas Konjufcës u shfaq në Kuvendin e Kosovës vetëm 10 sekonda, aq sa nënshkroi dhe u largua.

    Kryeparlamentari kërkoi nga administrata që t’i hiqej meditja, ndërsa shtoi se kështu nuk funksionon më.

    “I propozoj administratës që deputetes Albena Reshitaj të mos i takoj sot asnjë mëditje sepse hyri në seancë qëndroi vetëm 10 sekonda doli dhe e vendosi nënshkrimin nuk ka më kështu”, tha Konjufca.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!