×
  • Lajme
  • Lajme

    Nesër Kuvendi mban seancë plenare, ky është rendi i ditës

    Reporteri
    08 Mars 2023 | 16:34
    Kuvendi i Kosovës. Fotografi nga arkivi.

    Kuvendi i Kosovës nesër do të mbaj seancë plenare, raporton GazetaBlic.

    Kështu u bë e ditur nga njoftimi i fundit i Drejtorisë për Media dhe Marrëdhënieve me Publikun.
    Seanca plenare do të fillojë nga ora 10:00.

    Ky është rendi i ditës:
    1. Miratimi i procesverbalit të seancës së mëparshme,
    2. Deklarimet jashtë rendit të ditës,
    3. Pyetjet parlamentare,
    4. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-137 për Pyjet,
    5. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-172 për sigurinë e përgjithshme të produkteve,
    6. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-212 për shëndet riprodhues dhe fertilizim të asistuar mjekësor,
    7. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-214 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.03/L-163 për minierat dhe mineralet, i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin nr.04/L-158,
    8. Shqyrtimi i Raportit të Performancës së Ndërmarrjeve Publike Qendrore për vitin 2021,
    9. Shqyrtimi i Rekomandimeve lidhur me Raportin e auditimit “Sistemi i licencimit të hidrocentraleve dhe monitorimi i tyre mbi ndikimin në mjedis dhe ujëra”,
    10. Shqyrtimi i Rekomandimeve lidhur me Raportin e auditimit “Performanca financiare dhe operative NP “Trepça Sh.A”,
    11. Emërimi i drejtorit dhe zëvendësdrejtorit të Sekretariatit Ekzekutiv të Agjencisë për Krahasim dhe Verifikim të Pronës,
    12. Shqyrtimi i Projekt-Deklaratës në mbështetje të Fondit Kosovaro-Amerikan për Arsim (KAEF).

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!