×
  • Lajme
  • Lajme

    Muhaxheri: Mustafa mund të jetë njëri nga kandidatët konsensual

    Reporteri
    31 Korrik 2019 | 20:55

    Kryetari i Pejës, Gazmend Muhaxheri, thotë se kryetari i LDK-së duhet të zgjidhet me votë të fshehtë dhe nuk bën askujt t’i mohohet kandidimi për shefin e partisë.


    Ai ka deklaruar se kandidati që zgjidhet me 3 gusht është përtej kandidatit të LDK-së, duhet të jetë kandidat që jep zgjidhje për Kosovën.

    “Besoj se do të ketë dy kandidat por edhe më shumë. Nuk bën me ja mohu askujt kandidimin”, ka deklaruar Muhaxheri në Dukagjin, shkruan Reporteri.net.

    Ai ka thënë se kryetarët e degëve dhe të kryetarëve të komunave duhet të mbështesin dy kandidat dhe duhet një lider që i prijnë suksesshëm partinë dhe Kosovën.

    “Mund ta përjashtojë vetën nëse e gjejmë një kandidat konsensual”, ka thënë ai.

    Muhaxheri ka thënë se Isa Mustafa mund të jetë kandidat konsensual, por thotë se duhet ta ketë edhe një kandidat tjetër që në garë të jenë dy kandidatë.

    Ai ka bërë të ditur se nesër mblidhet Kryesia e LDK-së dhe do të diskutohet për kandidatët konsual. /Reporteri.net/.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!