×
  • Lajme
  • Lajme

    Miratimi i projektligjit për barna, Kurti: Barnat duhet të jenë të disponueshme dhe të përballueshme

    Reporteri
    08 Mars 2023 | 18:52

    Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka reaguar pas miratimit të projekt.ligjit që rregullon çmimet e barnave.

    Kurti ka thënë se projektligji i miratuar sot nga Qeveria lehtëson përballjen e qytetarëve me sëmundje, pasi edhe çmimet e barnave tash janë më të përballueshme për ta, shkruan gazeta online Reporteri.net.

    “Barnat duhet të jenë edhe të disponueshme edhe të përballueshme. Nuk mjafton që ato të jenë në raftet e barnatoreve, nëse nuk janë në sirtarët e shtëpive tona. Nuk mjafton që t’i ketë farmacisti, nëse nuk i ka pacienti. Na duhen të dyja, pa kursyer shëndetin dhe duke kursyer xhepin”, shkroi Kurti në Facebook.

    Në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Kosovës është marrë vendim për caktimin e çmimit tavan për barëra.

    Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka se me këtë projektligj çmimi i një bari do të shitet njësoj në çdo barnatore.

    “Çmimi i një bari do të jetë njësojë në çdo barnatore. Duke përcaktuar nivelizimin e çmimit të barnave dhe përcaktimin e çmimeve maksimale për blerje nga institucionet publike krijohet për herë të parë sistemi rregulltiv në Kosovë”, ka shtuar ai.

    “Përcaktimi i çmimit krijohet nga sistemi rregullativ në Republikën e Kosovës dhe buron nga prioriteti i qeverisë për të siguruar barna të nevojshme”, ka thënë Vitia para miratimit.

    Me këtë rast pa asnjë votë kundër dhe abstenim është miratuar propozim-vendimi. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!