×
  • Lajme
  • Lajme

    Krasniqi takon Ferdonije Qerkezin: Zonjë e hekurt, para së cilës mbetesh pa fjalë

    Reporteri
    08 Mars 2023 | 20:34
    Lideri i PDK-së, Memli Krasniqi, takon Ferdonije Qerkezin

    Lideri i PDK-së, Memli Krasniqi, ka takuar sot Ferdonije Qerkezin, në Ditën e Gruas.

    Krasniqi tha se ajo është grua e hekurt, para së cilës mbetesh pa fjalë shkaku i vuajtjeve që ka përjetuar ajo, përcjell gazeta online Reporteri.net.

    “Janë disa personalitete para të cilave mbetesh pa fjalë, jo sepse nuk ke, por të gjitha të duken të varfëra për të përshkruar dhembjen, sakrificën, qëndresën, kurajon dhe jetën e tyre. Një e tillë është zonja jonë e hekurt, nana Ferdonije Qerkezi, e cila ka humbur katër djemtë dhe burrin e saj në luftën e fundit në Kosovë”, njoftoi Krasniqi në Facebook.

    Si pjesë e ekspozitës së fotografit Artan Korenica, Krasniqi shikoi edhe një film mbi jetën e nënë Ferdonijes, e cila ka humbur burrin dhe katër djemtë e saj në luftën e fundit në Kosovë. /Reporteri.net/.

    Postimi i plotë:

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!