×
  • Lajme
  • Lajme

    “Nana e heronjve të lirisë”, Ganimete Musliu viziton Rukë Haradinajn

    Reporteri
    08 Mars 2023 | 20:53
    Deputetja Ganimete Musliu dhe Rukë Haradinaj

    Deputetja e Kuvendit, Ganimete Musliu, në Ditën e Gruas, ka vizituar Rukë Haradinajn, nënën e dëshmorëve Haradinaj.

    Musliu tha se gratë si Rukë Haradinaj janë të rralla, dhe se liria u mundësua falë sakrificës së nënave dhe grave si ajo, transmeton gazeta online Reporteri.net.

    “Sot e kemi shumë më të lehtë falë sakrificës dhe dhimbjes se nanës Rukë dhe të gjitha atyre nënave, djemtë dhe vajzat e të cilave u flijuan për lirinë tonë.  Me një mikpritje fisnike na nderuan edhe Suzana, bashkëshortja e Heroit Shkëlzen Haradinaj dhe Antigona”, shkroi deputetja. /Reporteri.net/.

    Postimi i plotë:

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!