Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka pritur sot në takim Drejtorin Federal të Policisë Kufitare të Gjermanisë, Dieter Romann.
Sveçla njoftoi se atij ia prezantoi prioritetet e Qeverisë në fushën e sigurisë, ndërsa bashkë me të vizitoi edhe pikën kufitare në Merdare, shkruan gazeta online Reporteri.net.
“Bashkë me Dr. Romann vizituam Pikën Kufitare në Mërdare ku u njoftuam për së afërmi me angazhimet policore, procedurat e kalimit kufitar, si dhe me kapacitetet që kemi në parandalimin dhe luftimin e aktiviteteve ilegale ndër-kufitare”, shkroi ministri në Facebook.
I njëjti tha se Kosova mbetet e përkushtuar në forcimin e bashkëpunimit rajonal, gjë që, sipas tij, po sfidohet nga Serbia.
“Ritheksova përkushtimin tonë në forcimin e bashkëpunimit rajonal ndonëse si i tillë sfidohet nga fqinji ynë verior. Përkundër kësaj, ne jemi të gatshëm dhe kontribuojmë aktivisht në çdo proces që ka për qëllim avancimin e shtetit tonë”.
Sveçla u dakordua me Romann që të intensifikohet edhe më tutje bashkëpunimi mes policisë së Kosovës dhe asaj të Gjermanisë. /Reporteri.net/.
Postimi i plotë:
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.