Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, përmes një postimi të bërë në llogarinë Facebook ka treguar se sot zyra që drejton ai ka organizuar një pritje lamtumirëse për Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Ruari O’Connell.
Haradinaj tregon se ka falënderuar atë për shërbimin nëntë vjeçar në vendin tonë dhe pozicionin konsistent të Britanisë së Madhe për çështje të rëndësishme të Kosovës, veçmas ruajtjen e integritetit territorial dhe përkrahjen për transformimin e FSK-së.
Ky është postimi i plotë i Haradinaj:
Sot në pritjen lamtumirëse të organizuar nga Zyra e Kryeministrit, për ta nderuar angazhimin e Ambasadorit të Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Ruari O’Connell, theksova se partneriteti me vendin mik, Mbretërinë e Bashkuar, ka qenë determinues për shumë etapa të shtetndërtimit të Republikës së Kosovës.
Ambasadorin O’Connell e falënderova për shërbimin nëntë vjeçar në vend, ndër të tjera edhe për pozicionin konsistent të Britanisë së Madhe për ruajtjen e integritetit territorial të vendit, përkrahjen e madhe për transformimin e FSK-së dhe forcimin e qeverisjes së mirë përmes projektit të rekrutimit të pozitave të larta drejtuese të shërbimit civil. Faleminderit dhe suksese në rrugën e mëtejme diplomatike, mik i Kosovës, Ruari O Connell.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.