×
  • Lajme
  • Lajme

    Rama ia dhuroi për 8 mars, Vlora Dumoshi thumbon Vjosa Osmanin: “Ik nga froni moj Hyjneshë”

    Reporteri
    08 Mars 2023 | 22:25
    Fotografi ilustruese.

    Deputetja e LDK-së, Vlora Dumoshi, ka marrë shkak nga ‘dhurata’ e kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama, për ta thumbuar presidenten Vjosa Osmani.

    Në Ditën e Gruas, Rama ia dhuroi Osmanit ‘Hyjneshën në fron’, çka Dumoshi e përdori si mundësi për t’i thënë Presidentes ta lëshojë karrigën, shkruan gazeta online Reporteri.net.

    Dumoshi tha se kjo figurë i është dhënë ‘plangprishësve’.

    Më rastin e Ditës së Gruas, kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ia ka dhuruar presidentes së vendit, Vjosa Osmani, figurën e Hyjneshës në fron.

    Hyjnesha në fron është simbol i qytetit të Prishtinës.

    Përmes një postimi në Facebook, Rama ka thënë se me presidenten Osmani ka diskutuar për angazhimin në fuqizimin e grave dhe rëndësinë e përfshirjes së tyre në pozita drejtuese. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!