Ngjarjet e datës 9 mars 2023:
Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturë, Rini dhe Sport shqyrton Projektligjin për sanksionet e shënjestruara kundër shkelësve të huaj të të drejtave të njeriut. (Kuvendi i Kosovës, ora 9:30)
Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturë, Rini dhe Sport formon grupin punues për shqyrtimin e Projektligjit për Kinematografinë. (Ndërtesa e Kuvendit, ora 9:30)
Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë, shqyrton planin e punës së komisionit për sesionin pranveror 2023. (Kuvendi i Kosovës, ora 9:30)
Kuvendi i Republikës së Kosovës mban seancë të re plenare. (Ndërtesa e Kuvendit, ora 10:00)
Lidhja Demokratike e Kosovës mban konferencë për medie. (Selia qendrore e LDK-së, ora 10:00)
Avokati i Popullit, Naim Qelaj viziton qytetarët e Leposaviqit për të diskutuar për çështjet e shpronësimit. (Objekti komunal, Leposaviq, ora 10:00)
Diakonie Kosova organizon një prezantim/ligjëratë nga Lutz Besser, ekspert i trauma terapisë nga Gjermania, me temën “Trauma dhe dhuna: Mënyrat e shërimit”. Mer pjesë dhe Joern Rohde, ambasador i Gjermanisë në Kosovë. (ora 10:00)
Misioni i OSBE-së në Kosovë, së bashku me Zyrën e Përfaqësuesit Special të OSBE-së për Luftimin e Trafikimit me Njerëz dhe Ministrinë e Punëve të Brendshme, do të organizojnë një konferencë mbi rolin e prokurimit publik në parandalimin e trafikimit me njerëz për shfrytëzim në punë në zinxhirët e furnizimit. ( ora 10:00)
Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, pret në takim ambasadorin e Francës në Kosovë, Olivier Guérot. (Objekti komunal, Vushtrri, ora 10:15)
Mbahet manifestimi qendror për shënimin e 10-vjetorit të themelimit të Universitetit Publik “Kadri Zeka” më ç’rast do të ndahet diploma “Student i dalluar”, si dhe mirënjohje për personelin e dalluar akademik dhe administrativ. (UKZ, Gjilan, ora 11:00)
Lëvizja Vetëvendosje, Qendra në Prizren mban konferencë për media. (Zyrat e VV-së në Prizren, ora 12:00)
Shoqata e Nefrologëve të Kosovës dhe Shqipërisë, në bashkëpunim me Klinikën e Nefrologjisë në QKUK organizojnë Ditën Botërore të Veshkës. (ora 13:00)
Avokati i Popullit, Naim Qelaj, viziton banorët e Komunës së Klinës. Qëllimi i vizitës ka të bëjë me kundërshtimet e qytetarëve për ndërtimin e fabrikës së çimentos në Klinë. (Objekti komunal, Klinë, ora 14:00)