Policia e Kosovës ka bërë të ditur se pasditen e djeshme ka vdekur një foshnjë gjatë lindjes në Spitalin e Pejës.
Rastin në Polici e ka raportuar babai i foshnjës, i cili dyshon se deri te vdekja e foshnjës ka ardhur si pasojë e neglizhencës së stafit mjekësor.
“Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i foshnjës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin 24-orësh.
Kujtojmë se po në këtë spital ka ndodhur edhe një rast tjetër tragjik në dhjetor të vitit të kaluar, ku stafi mjekësor një foshnjë të vdekur e kishte futur në lavatriçe së bashku me çarçafët. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.