×
  • Lajme
  • Lajme

    Xhandarmëria serbe bastis dhe demolon shtëpitë e ish-ushtarëve të UÇPMB-së, familjarët shprehen të traumatizuar

    Reporteri
    09 Mars 2023 | 11:05

    12 shtëpi të ish-ushtarëve të Ushtrisë Çlirimtare për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanovc, janë bastisur nga ana e xhandarmërisë serbe.

    Bastisjet janë kryer me urdhër të Gjykatës së Vranjës.

    Kjo u konfirmua po ashtu edhe nga njëri prej ish-ushtarëve të UÇPMB-së, Nadir Sefedini.

    “Po, janë thyer 12 objekte në Bujanovc dhe Zarbicë. Ngjarja ka ndodhur të hënën më 6 mars”, tha Sefedini për Klankosova.

    Sefedini deklaroi se ai dhe familja e tij janë traumatizuar.

    “Familjen e kam për momentin në Gjilan. Fëmijët nuk po guxojnë të shkojnë në Bujanovc”, jemi të traumatizuar”, tha ai.

    Ai theksoi se bastisjes janë kryer nën pretekstin e kërkimit të armëve.

    Lidhur me rastin ka reaguar edhe nënkryetari komunës së Bujanovcit, Shqiprim Musliu.

    Ai i ka dërguar edhe një letër gjatë së mërkurës, kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!