Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, po merr pjesë në mbledhjen e Internacionales Socialiste në Tel Aviv të Izraeli.
Kurti atje ka kërkuar nga shtetet që s’e kanë njohur Kosovën, ta bëjnë një gjë të tillë.
Mirëpo, në fjalimin e numrit një të LVV-së u theksua dallimi mes Izraelit dhe Palestinës.
“Izraeli është shumë shtet, është më shumë se shtet. Palestina është pak shtet, është më pak se shtet. Kërkesa për zgjidhjen me dy shtete është shprehje e kërkesës për barazi”, tha Kurti.
“Me progresistë e socialdemokratë nga mbarë bota diskutuam për sfidat e së majtës dhe krizat ndërkombëtare, për marrëdhëniet bilaterale dhe nevojën që të njihet e pranohet Republika e Kosovës. Nga Angola dhe Mali te Franca dhe Belgjika, nga Brazili dhe Paraguaji te Meksika, nga Italia dhe Greqia te Filipinet, nga Palestina te Izraeli, patëm bashkëbisedime të hapura, impresive dhe të vlefshme.”
Albin Kurti në fund përmendi se çlirimi dhe zhvillimi i një vendi vjen nga brenda.
“Sikurse çlirimi edhe zhvillimi vjen nga brenda. Mund të ndihmohet prej jashtë, por nuk nis dot prej jashtë. Kësisoj edhe mirëmbahet qasja nga poshtë-lart, nëpërmjet së cilës ruhet prioriteti i socio-ekonomisë mbi gjeopolitikën e që është detyrë e të majtës kudo e kurdo”, thuhet në fjalimin e Kurtit të cilin e ka postuar në Facebook./Reporteri.net./.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.