×
  • Lajme
  • Lajme

    Si u votua në Këshill: Vendet që s’e njohin Kosovën i thanë “po” liberalizimit të vizave, vetëm një shtet s’mori pjesë

    Reporteri
    09 Mars 2023 | 15:05

    Këshilli Evropian, organi më i lartë i BE-së, i ka thënë sot “Po” unanimisht liberalizimit të vizave për kosovarët.

    Tashmë në faqen zyrtare të Këshillit Evropian është publikuar komunikata ku konfirmohet përkrahja për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.

    Përkrahja madje, siç duket është dhënë nga shumica ku sipas fotografisë së votave, vetëm Irlanda nuk ka marrë pjesë në votim.

    Greqia, Spanja, Qipro, Rumania dhe Sllovakia, po ashtu kanë votuar pro një vendimi të tillë, pesë shtete këto që s’e njohin pavarësinë e shtetit të Kosovës.

    Ndërkaq, të gjitha shtetet tjera pjesëmarrëse, po ashtu kanë votuar për.

    Këshilli i Ministrave të BE-së miraton vendimin për liberalizimin e vizave për Kosovën

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!