×
  • Lajme
  • Lajme

    Liberalizimi i vizave, Bislimi: Shkojmë drejt fazave të fundit, qytetarët do mund të lëvizin pa viza nga 1 janari 2024

    Reporteri
    09 Mars 2023 | 15:37
    Zëvendëskryeministri i parë për integrim evropian, zhvillim dhe dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi

    Zëvendëskryeministri për për integrim evropian, zhvillim dhe dialog, Besnik Bislimi, ka thënë se votimi i sotëm në Këshillin e Ministrave është një hap i rëndësishëm drejt liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës.

    Ai thotë se me votimin e sotëm, shkojmë drejt fazave të fundit dhe përfundimit të procesit.

    “Presim që këto hapa të përfundojnë zyrtarisht brenda pjesës së parë të këtij viti. Pritja e gjatë po shkon hap pas hapi drejt fundit, ku qytetarët do mund të lëvizin pa viza nga 1 janari 2024”, ka shkruar mes tjerash Bislimi.

    Postimi i plotë:

    Një hap i rëndësishëm drejt liberalizimit të vizave për qytetarët e Republikës së Kosovës.

    Me votimin unanim dhe miratimin e sotëm të Këshillit të Ministrave të BE-së, për liberalizimin e vizave për Kosovën, shkojmë drejt fazave të fundit dhe përfundimit të procesit.

    Procedurat e mbetura janë miratimi nga Parlamenti Evropian, nënshkrimi dhe publikimi në gazetën zyrtare të BE-së.

    Presim që këto hapa të përfundojnë zyrtarisht brenda pjesës së parë të këtij viti. Pritja e gjatë po shkon hap pas hapi drejt fundit, ku qytetarët do mund të lëvizin pa viza nga 1 janari 2024.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!