×
  • Lajme
  • Lajme

    Çitaku: Neveritëse dhe të papranueshme sulmet denigruese kundër Saranda Bogujevcit

    Reporteri
    09 Mars 2023 | 19:59
    Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku

    Nënkryetarja e PDK’së, Vlora Çitaku, i ka quajtur neveritëse dhe të papranueshme sulmet denigruese kundër nënkryetares së Kuvendit të Kosovës, Saranda Bogujevcit.

    Bogujevci sot deklaroi se ka vendosur t’i besojë shkencës dhe të bëhet nënë pa pasur një burrë.

    Çitaku, përmes një shkrimi në Facebook, tha se rrjetet sociale po shpërfaqin brutalisht se sa shumë mllef është mbjellur në shoqëri.

    “Neveritëse dhe të papranueshme sulmet denigruese kundër Saranda Bogujevcit. Rrjetet sociale po shpërfaqin brutalisht se sa shumë mllef është mbjellur në këtë shoqëri. Me lehtësi të padurueshme shajmë, fyejmë, mallkojmë tjetrin, vetëm pse mendon ndryshe. Keq”, shkroi Çitaku.

    Postimi i plotë:

    Deklarata e Bogujevcit për amësi, Halimi e përkrah: Gratë vendosin për trupin e tyre

    Saranda Bogujevci: Unë kam vendosur të bëhem nënë pa pasur një burrë

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!