×
  • Sport
  • Sport

    Ronaldon e lëshojnë nervat pas humbjes në derbi, godet shishet gjatë largimit nga fusha

    Reporteri
    10 Mars 2023 | 9:10

    Disfata në derbin e javës dhe humbja e pozitës së parë me Al Nassr në Superligën e Arabisë Saudite nuk i pëlqeu aspak Cristiano Ronaldos.

    Ylli portugez i futbollit u paraqit për 90 minuta në humbjen 1:0 të Al Nassr në udhëtim te Al Ittihad.

    Ai kishte disa goditje në portë, por nuk mundi të kalonte portierin e Al Ittihad, Marcelo Grohe.

    38-vjeçari nuk ishte aspak një njeri i lumtur pas “bilbilit” të fundit të gjyqtarit kryesor.

    Pasi duartrokiti tifozët e skuadrës, një nga shokët e skuadrës së Ronaldos i afrohet dhe i tha disa fjalë.

    Sulmuesi portugez ishte dukshëm jo i lumtur teksa goditi disa shishe gjatë largimit drejt dhomave të zhveshjes.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!