×
  • Lajme
  • Lajme

    Lajçak flet për takimin me Bislimin: Kjo çështje duhet të zbatohet urgjentisht

    Reporteri
    10 Mars 2023 | 9:49

    Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka qëndruar dje për vizitë në Kosovë ku ka takuar krerët e shtetit. Pas takimit që ka pasur me kryeministrin Albin Kurti, Lajçak në një prononcim të shkurtër para gazetarëve ka treguar se takimi i kishte plotësuar pritjet e tij për të ditur se cilat janë kërkesat e Kosovës sa i përket Aneksit të Implementimit.

    Përveç presidentes Osmani dhe kryeministrit Kurti, Lajçak është takuar edhe me shefin e ekipit negociator dhe numrin dy të Qeverisë, Besnik Bislimin me të cilin ka diskutuar për çështjet e tjera në kuadër të dialogut, zbatimi i të cilave është i natyrës urgjente.

    Këtu Lajçak ka specifikuar urgjencën me të cilën duhet të zbatohet Udhërrëfyesi për Energjinë.

    “Me Zëvendëskryeministrin e Parë dhe Kryenegociatorin e Dialogut Besnik Bislimi, Diskutova një sërë çështjesh të tjera urgjente në axhendën e Dialogut, duke përfshirë nevojën urgjente për të zbatuar plotësisht Udhërrëfyesin e Energjisë”, ka shkruar Lajcak.

    Në fillim të javës tjetër, Lajçak do të vizitojë edhe Beogradin për të diskutuar rreh Aneksit të Implementimit të propozimit franko-gjerman.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!