Ditën e djeshme, Policia në Vushtrri ka konfiskuar një armë e lloji pistoletë, të cilën e kishte përdorur një 22 vjeçar i cili kishte publikuar veten në TikTok duke shtënë me armë.
“Gjatë ditës së djeshme të datës 09.03.2023, në orët e pasdites policia në Vushtrri ka konfiskuar një armë. Pasi policia ka pranuar informatën se një person në rrjetin social TikTok, kishte postuar një video në të cilën shihej duke shtënë me armë zjarri, njësitet policore menjëherë kanë filluar me veprimet hetimore dhe pas një kohe të shkurtër kanë arritur të identifikojnë të dyshuarin si dhe vendbanimin e tij”, thuhet në njoftimin e policisë.
Sipas policisë, personi i dyshuar A.O., 22 vjeçar, për momentin është jashtë vendit, policia ka komunikuar me prindin e tij, i cili vullnetarisht e ka dorëzuar armën e llojit pistoletë.
Arma dhe municioni janë konfiskuar dhe do të procedohen në cilësinë e provave materiale.
Pas kontaktit me prokurorin, ndaj të dyshuarit është iniciuar rasti për veprën penale ,Mbajtje në pronësi ,kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’ dhe hetimet do të vazhdojnë në drejtim të kësaj vepre penale.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.