×
  • Lajme
  • Lajme

    Krasniqi: Lajçakut ja bëra të qarta rezervat tona për marrëveshjen, s’e kundërshtojmë Asociacionin

    Reporteri
    10 Mars 2023 | 11:59

    Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka folur për takimin rreth një orësh që ka pasur me ndërmjetësin evropian në dialog, Miroslav Lajçak.

    Krasniqi ka thënë se ia kanë bërë të qartë Lajçakut rezervat për planin e BE-së, se e shohin si marrëveshje të pamjaftueshme që nuk i adreson qëllimet shtetërore të Kosovës, shkruan Reporteri.net.

    Kreu i PDK-së thotë se ajo që kemi sot në tavolinë, është një marrëveshje e përkohshme, jo me njohjen e ndërsjellë por tashmë me Asociacionin në qendër.

    Sipas tij, këtu përgjegjësia e Kurtit është direket për faktin që siç thotë Krasniqi, ai  për dy vite ai e ka humbur mundësinë që të bindë mbështetësit tanë ndërkombëtarë për ta mbështetur Kosovën në qëllimet tona shtetërore e për të arritur njohjen e ndërsjellë.

    “Ja shpreha qëndrimin e PDK-së, rezervat që i kemi sa i përket planit evropian, për arsye të cilat i kemi diskutuar edhe në të kaluarën. Ne kemi qenë mbështetës të procesit të dialogut në vazhdimësi, duke pritur një përfundim që sjell marrëveshje finale me njohje të ndërsjellë. Ky ka qenë gjithmonë jo vetëm qëndrimi ynë, por edhe qasje e partnerëve ndërkombëtarë. Fatkeqësisht ajo që kemi sot në tavolinë, është një marrëveshje e përkohshme, jo me njohjen e ndërsjellë por tashmë me Asociacionin në qendër. Pa dyshim qe ne smund të flasim për produktin aktual pa diskutuar për rrugën që solli deri këtu, sepse këto konsekuenca i kanë edhe arsyet dhe përgjegjësia e Kurtit është direket për faktin që për dy vite ai e ka humbur mundësinë që të bindë mbështetësit tanë ndërkombëtarë për të na mbështetur në qëllimet tona shtetërore e për të arritur njohjen e ndërsjellë që ka qenë qëllimi kryesor”, u shpreh Krasniqi në një konferencë për media.

    Ai tha se si PDK nuk janë kundër Asociacionit, por se me këtë marrëveshje ka nene të caktuara që rrezikojnë të shkojnë përtej Asociacionit e përtej Kushtetutës.

    “Sot kemi Asociacionin, të cilin ne nuk e kundërshtojmë, nuk e kemi kundërshtuar as më herët sepse ai kur të themelohet duhet të jetë në përputhje me Kushtetutën, por kemi nene të caktuara në marrëveshje që rrezikojnë të shkojnë përtej Asociacionit, e për më keq edhe përtej Kushtetutës. Këto qëndrime tona nuk janë në kundërshtim me partnerët tanë ndërkombëtare, sepse ne gjithmonë kemi qenë në komunikim me ta”, u shpreh Krasniqi. /Reporteri.net/

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!