Sezoni 2022/23 ka marrë fund për Neymarin.
Pas eliminimit nga Liga e Kampionëve, sulmuesi brazilian ka vendosur ta kryejë një intervenim kirurgjik për ta zgjidhur çështjen e nyjës së këmbës, të cilën e lëndoi më 19 shkurt në ndeshje me Lillen.
Ish-futbollisti i Santosit dhe i Barcelonës është operuar sot në mëngjes në Doha të Katarit, njoftojnë mediat franceze, përcjell Gazeta Express.
Me këtë rast, merr fund këtu sezoni për përfaqësuesin brazilian, të cilin nuk e kanë lënë rehat lëndimet në vitet e fundit.
Ky mund të jetë edhe fundi i eksperiencës së Neymarit në Paris pasi flitet se gjatë verës ai mund të largohet nga “Parku i Princave”.
Për 31 vjeçarin thuhet se interesim kanë shfaqur klubet angleze, mbi të gjitha Chelsea, që mund të tentojë ta transferojë në verë.
Neymar njihet për rekordin e thyer për transferin më të shtrenjtë në histori të futbollit, 222 milionë euro, nga Barcelona në PSG.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.