×
  • Lajme
  • Lajme

    Edhe pas takimit me Lajçak, Krasniqi ka rezerva për propozimin evropian: E zvarritë konfliktin me Serbinë

    Reporteri
    10 Mars 2023 | 17:44
    Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, informon Kryesinë për zhvillimet e fundit, ftohet mbledhja e Këshillit Drejtues për javën e ardhshme

    Lideri i PDK-së, Memli Krasniqi, ka mbledhur anëtarët e kryesisë së partisë, për t’u raportuar mbi takimet që e pasuan dakordimin e Kurtit në Bruksel, për të vazhduar punën në dialog me bazë propozimin evropian.

    Krasniqi u ndal te takimi që pati sot me ndërmjetësuesin e BE-së në dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, të cilin e priti në seli të partisë, shkruan gazeta online Reporteri.net.

    Në njoftim, thuhet se qëndrimi i PDK-së për propozimin evropian mbetet i pandryshueshëm, që nuk ofron progres final në normalizim të raporteve.

    “Qëndrimi i PDK-së mbetet i konsistent dhe i pandryshueshëm në raport me këtë marrëveshje, e cila është e pamjaftueshme dhe mundësi e humbur për një progres final, të cilin e kanë pritur të gjithë qytetarët e Kosovës”, bën të ditur njoftimi.

    “Kjo marrëveshje, heqë dorë prej arritjes së njohjes së ndërsjellë. Kryeministri Kurti e ka keqpërdorur legjitimitetin qytetar për t’i bërë një dëm afatgjatë Kosovës, duke ia zvarritur në pafundësi konfliktin e ngrirë me Serbinë”, thuhet tutje.

    Për takimin me liderët opozitarë, u deklarua më herët edhe vetë emisari Lajçak.

    I njëjti tha se është optimist se opozita do ta votojë marrëveshjen në Kuvend.

    “Jam takuar më PDK, LDK, AAK, i kam informuar për procesin për pritjet e komunitetit ndërkombëtar, ata sqaruan pozicionet e tyre, është e gjitha pjesë e përgatitjeve për takimin e 18 marsit, është e rëndësishme që të dëgjojnë edhe nga ne, jo vetëm nga media dhe seancat e Kuvendit. Për mua këto takime e kanë arritur qëllimin”, u shpreh Lajçak para mediave. /Reporteri.net/.

    Lajçak pas takimit me opozitën: Jam optimist se nuk do ta kundërshtojnë marrëveshjen

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!