×
  • Lajme
  • Lajme

    Kosovarët po aplikojnë për vizë me dokumente false, policia rikujton pasojat

    Reporteri
    10 Mars 2023 | 18:53
    Fotografi ilustruese nga arkivi.

    Policia e Kosovës ka ngre alarmin për falsifikimin e dokumenteve personale, që thonë se po mbërrijnë në Ambasada, nga qytetarët, gjatë aplikimit për vizë.

    Sipas Policisë, qytetarët po falsifikojnë kryesisht çertifikatën e gjuhës gjermane, Trustin, dhe pasqyrimin bankar, transmeton gazeta online Reporteri.net.

    “Referuar kësaj, Policia e Kosovës apelon tek të gjithë qytetarët që të mos bien pre e personave të pandërgjegjshëm dhe të marrin mbi vete përgjegjësinë e prezantimit të dokumenteve të falsifikuara tek institucionet përkatëse, pasi që në këtë mënyrë bien ndesh me ligjin dhe kryejnë vepër penale për të cilën do të japin përgjegjësi para organeve të drejtësisë”, apelon policia.

    Tutje, bëhet e ditur se personat që dorëzojnë dokumente false në ambasada, do të dënohen, pasi identifikimi i tyre është i lehtë.

    “Regjistrohen në ambasada se të njëjtit kanë aplikuar me dokument të falsifikuar dhe mund të kenë pasoja në të ardhmen për udhëtime jashtë vendit; Pasojat ligjore të cilat parashihen me Kod Penal për falsifikim të dokumentit”. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!