Kryeparlamentari dhe kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli sot ka vizituar familjen e heroit kombëtar Tahir Sinanit në Bujan të Tropojës.
Ai ka biseduar me familjen e heroit Tahir Sinani për heroizmin e madh dhe rolin që ka pasur në luftë ai.
“I lindur e rritur afër kullës së Mic Sokolit, Tahir Sinani ka lënë një gjurmë të pashlyeshme në historinë e luftës për liri të popullit tonë dhe duhet të shërbejë si model frymëzimi për brezat e ardhshëm të të rinjve”, ka shkruar Veseli.
Postimi i tij i plotë:
Për të kujtuar e nderuar veprën e Tahir Sinanit, njërit prej heronjve më të lavdishëm të luftës sonë për liri, u ndala për vizitë në shtëpinë e tij në Bujan të Tropojës.
Me fëmijët, vëllezërit, nipat e mbesat e tij bisedova për heroizmin e Tahirit dhe për kurajon që ai iu jepte bashkëluftëtarëve të tij përpara çdo beteje me trimërinë e tij të rrallë.
I lindur e rritur afër kullës së Mic Sokolit, Tahir Sinani ka lënë një gjurmë të pashlyeshme në historinë e luftës për liri të popullit tonë dhe duhet të shërbejë si model frymëzimi për brezat e ardhshëm të të rinjve.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.