×
  • Lajme
  • Lajme

    Rrahmani i VV-së: Nuk ka më mirë se të jesh prind, ky është qëndrimi im

    Reporteri
    10 Mars 2023 | 20:44
    Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Eman Rrahmani

    Deputeti i VV-së, Eman Rrahmani, gjatë seancës së fundit në Kuvendin e Kosovës ka kundërshtuar projektligjin rreth fertilizimit me asistencë mjekësore.

    Mirëpo kundër Rrahmanit doli deputetja nga e njëjta parti, Saranda Bogujevci, deklarimi i secilës u përcoll me shumë reagime.

    Së fundmi deputeti Eman Rrahmani ka reaguar përsëri në Facebook, duke shpërndarë një postim të vitit 2020.

    Ai shkroi se ky ka qenë qëndrimi i tij publik para zgjedhjeve, gjatë zgjedhjeve dhe si deputet.

    “Ky ka qenë qëndrimi im publik para zgjedhjeve, gjatë zgjedhjeve, dhe si deputet në dy legjislaturat e fundit. Ky do të jetë qëndrimi im edhe në të ardhmen, pra familje ku ka nënë, babë, gjysh, gjyshe…!”, ka shkruar Rrahmani.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!