×
  • Lajme
  • Lajme

    Gjashtë të lënduar në një aksident trafiku në Istog

    Reporteri
    10 Mars 2023 | 21:26
    Policia e Kosovës. Fotografi nga arkivi.

    Gjashtë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur mes dy automjeteve në aksin rrugor Gurrakoc-Klinë, saktësisht në fshatin Zallq.

    Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

    Ai tha se aksidenti ka ndodhur rreth orës 17:30 dhe gjashtë personat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor në Spitalin Rajonal të Pejës.

    “6 persona të lënduar nga aksidenti që ndodhi në orën 17:30 në aksin rrugor Gurrakoc- Klinë në fshatin Zallq. Dy automjete të përfshime, 6 persona janë dërguar me autoambulance në spitalin rajonal për tretman mjekësor”, tha Gashi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!