I dërguari i Posaçëm, Miroslav Lajçak, ka njoftuar për takimet e zhvilluara të premtën, me liderët e partive opozitare në Kosovë.
Lajçak tha se në këto takime pati për qëllim që t’ua sqarojë marrëveshjen dhe hapat e ardhshëm në kuadër të saj, shkruan gazeta online Reporteri.net.
“Në ditën e dytë të qëndrimit në Kosovë, u takova me liderët e partive kryesore opozitare, për t’ua shpjeguar Marrëveshjen, si dhe hapat e radhës”, shkroi Lajçak në Twitter.
Në njoftimin e tij, Lajçak la edhe një porosi.
“E bëra shumë të qartë pritjen e komunitetit ndërkombëtar për ta vendosur dialogun mbi politikat ditore, veçanërisht në këtë moment kritik”, tha tutje.
On day 2️⃣ in Kosovo, I met with the leaders of the main opposition parties to explain the Agreement, as well as next steps. I also voiced clear expectations of the International Community to put the Dialogue above daily party politics, in particular in this critical moment. pic.twitter.com/C2SUx6pK1y
— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) March 10, 2023
Ai tregoi se, në Prishtinë, u takua edhe me ministrin e Brendshëm, Xhelal Sveçla, me të cilin tha se ishte e rëndësishme që të bashkëpunohet ngushtë.
And finally my busy program allowed me to meet with Kosovo Minister of Interior @XSvecla. Our work is overlapping in many areas. This is why I underlined the importance of close coordination and cooperation. pic.twitter.com/155W3rlOp3
— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) March 10, 2023
Gjatë qëndrimit të tij, emisari evropian i shkoi në zyrë edhe përfaqësuesve të Listës Serbe. Me ta, Lajçak tregoi se ka folur për procesin e dialogut, si dhe ka marrë vlerësimet e tyre për situatën në veri të Kosovës. /Reporteri.net/.
I also spoke to representatives of Srpska Lista to brief them on the Dialogue and hear their views and assessments of the developments in the north of Kosovo. pic.twitter.com/M6HEJQnNUm
— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) March 10, 2023