×
  • Sport
  • Sport

    Cristiano nuk duroi dot: Reagimi i Ronaldos kur tifozët thërrisni emrin e Messit në humbjen e Al Nassr

    Reporteri
    11 Mars 2023 | 12:05

    Gjatë viteve të fundit, karriera e Cristiano Ronaldos është lidhur me një britmë sa herë që luan si mysafir, qoftë në Spanjë, Itali, Angli apo tani në Arabinë Saudite.

    Emri i argjentinasit zakonisht jehon nga tribuna sa herë që portugezi luan si mysafir. Në ndeshjen e fundit të Al Nassr, portugezi dëgjoi edhe një herë në prapavijë emrin e rivalit të tij të përjetshëm dhe nuk u përmbajt dhe reagoi duke bërë një gjest si shenjë që tifozët kundështar po e teprojnë

    “Messi, Messi, Messi…”, ishin thirrjet e tifozëve të Al-Ittihad, që mposhti 1-0 ekipin e 38-vjeçarit, Al Nassr.

     

    Goli i vetëm në këtë ndeshje u shënua nga Romarinho në minutën e 80-të, ndërsa kjo fitore e ndihmoi ekipin e tij që ta zbriste në vendin e dytë Al Nassrin.

    Ronaldo ishte tejet i acaruar në këtë takim, e në fund, gjersa po largohej nga fusha – ai goditi disa shishe uji që ishin në tokë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!