×
  • Lajme
  • Lajme

    Veseli fton diasporën të shijojnë alpet shqiptare

    Reporteri
    31 Korrik 2019 | 23:30

    Kreu i PDK-së, Kadri Veseli ka bërë të ditur se do të marrë pjesë në festën “Mirësevini në Alpet Shqiptare” që zhvillohet nesër në Guci.


    Veseli ka postuar disa foto nga alpet shqiptare, ndërsa i ka bërë thirrje disaporës kosovare të kalojnë pushimet edhe në bjeshkë, pasi do të gjejnë bujarin e malësorëve, shkruan Reporteri.net.

    Postimi i Veselit:

    Vendosa të shkoj në festën “Mirësevini në Alpet Shqiptare” që zhvillohet nesër në Guci pikërisht duke udhëtuar nëpër alpet përrallore shqiptare.

    Pak më herët mbërrita në Vuthaj, duke kapëcyer Qafën e Borit, pasi u nisëm prej Çeremit të Tropojës.

    Përveç hijeshisë së rrallë të këtyre bjeshkëve, ajo që e bënte edhe më të bukur këtë rrugëtim të sotshëm ishte bujaria e malësorëve zemërgjerë të cilët nuk na linin ta vazhdonim rrugën pa u ndalur nëpër stanet e tyre për të provuar pak nga kosi, qumështi e djathi i tyre.

    Ftoj bashkatdhetarët e diasporës që kthehen në pushimet e verës, që përveç bregdetit shqiptar, të mos lënë pa shijuar alpet e mrekullueshme shqiptare. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!