×
  • Lajme
  • Lajme

    Gjendja në Podujevë pas reshjeve, flet Bulliqi

    Reporteri
    11 Mars 2023 | 19:24

    Kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi ka bërë të ditur për gjendjen në këtë komunë pas reshjeve të shiut.

    Ai ka thënë se reshjet kanë rënduar gjendjen e shtretërve të lumenjve si dhe qarkullimin në komunikacion.

    “Reshjet e pandërprera të shiut nga dita e djeshme e kanë rënduar gjendjen e shtretërve të lumenjëve dhe qarkullimin në komunikacion, për të përcjellur nga afër gjendjen kam vizituar fshatrat Batllavë, Gerdoc, Bellopojë, Lluga dhe Siboc.

    Situata është e menaxhueshme, ndërsa si institucione lokale i kemi bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme në rast të përkeqësimit të situatës nga reshjet e shiut ditëve në vijim”, shkruan ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!