Ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Dendias, sot do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Kosovë.
Fillimisht, kryediplomati grek do të ketë takim me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, e më pas do të pritet edhe nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.
Takim do të ketë edhe me homologen e tij kosovare, Donika Gërvalla-Schwarz.
“Diskutimet gjatë vizitës pritet të fokusohen në zhvillimet në dialogun Beograd-Prishtinë dhe perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Jashtme greke.
Kujtojmë se vizita e tij e fundit ishte më 20 dhjetor të vitit 2022.
Gjatë vitit që lamë pas ai kishte qëndruar për vizitë në Kosovë edhe gjatë muajit qershor.
Dendias kishte vizituar vendin tonë edhe në tetor të vitit 2020 dhe në qershor 2021.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.