Deputeti i AAK-së, Bekë Berisha, ndërsa ka folur për caktimin e datës së zgjedhjeve, ka thënë se presidenti i vendit Hashim Thaçi, nuk e ka forcën me luajt si herëve tjera dhe t’i shty për kohë të gjatë mbajtjen e zgjedhjeve.
Ai thotë se politika tash ka ndryshuar dhe se rrethanat tash janë tjera.
“Presidenti mundet me provu me shty, e me u bo interesant me ide të reja. Mundet me irritu edhe popullin edhe ai. Mundet me shty deri te përgatitet PDK-ja, por kjo nuk mundet me qenë në pafundësi”, ka deklaruar Berisha për T7, shkruan Reporteri.net.
Ai beson se brenda javës së ardhshme do të mësohet se kur do të mbahen zgjedhjet nacionale.
“Besoj që edhe një javë duhet me u definu këto gjëra. Besoj që pasi LDK ta kryen procesin zgjedhor do të vendoset se çfarë të bëhet”, ka deklaruar Berisha.
Berisha, ka folur për situatën aktuale politike në vend, pas dorëheqjes së Ramush Haradinajt nga posti i kryeministrit të vendit.
Berisha ka komentuar edhe reagimet e PDK-së dhe të Kadri Veselit për dorëheqjen e Haradinajt.
I pyetur për “hidhërimin” e Kadri Veselit dhe të tjerëve për dorëheqjen e Ramush Haradinajt pa paralajmërim, ai ka thënë: “Le të pijnë ujë të ftoftë”. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.