×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti takohet me kryediplomatin grek në një restorant në periferi të Prishtinës

    Reporteri
    12 Mars 2023 | 13:52

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka takuar të dielën ministrin e Punëve të Jashtme të Greqisë, Nikos Dendias.

    Kurti ka zhvilluar takim me ministrin grek në një restorant, në periferi të Prishtinës.

    Ministrin e Punëve të Jashtme të Greqisë, Nikos Dendias e ka pritur në takim edhe Presidentja Vjosa Osmani.

    Siç është bërë e ditur në komunikatën e lëshuar nga Presidenca, Osmani ka vlerësuar angazhimin proaktiv të Greqisë në rajon, si dhe mbështetjen e vazhdueshme të saj për integrimin e rajonit në Bashkimin Evropian.

    “Në këtë frymë, Presidentja Osmani, duke u thirrur në vlerat e përbashkëta euroatlantike, ka kërkuar që mbështetja greke për anëtarësimin e Kosovës në institucionet euroatlantike të vazhdojë. Ndër të tjera, Presidentja Osmani ka theksuar se integrimi i plotë ndërkombëtar i Kosovës, përfshirë Bashkimin Evropian, NATO-n dhe Këshillin e Evropës, do t’i kontribuonte paqes së qëndrueshme në rajon”, thuhet në komunikatë.

    Në lidhje me zhvillimet e fundit në procesin e dialogut me Serbinë, siç është bërë e ditur, Osmani ka theksuar se plani i zbatimit të marrëveshjes duhet të jetë në përputhje me Kushtetutën e Republikës, e cila do t’i kontribuojë paqes dhe stabilitetit afatgjatë në rajon, gjersa ka ritheksuar se koordinimi i Kosovës me aleatë në këtë proces do të vazhdojë. /KP

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!