×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti pas takimit me kryediplomatin grek: Greqia mbështetëse e liberalizimit të vizave

    Reporteri
    12 Mars 2023 | 14:45

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka takuar sot ministrin e Punëve të Jashtme të Greqisë, Nikos Dendias. Pas takimit, Kurti ka deklaruar se Kosova mund të llogarisë gjithmonë në mbështetjen e Greqisë.

    Ai ka potencuar se Greqia është mbështetëse e liberalizimit të Kosovës, e integrimit evropian dhe e normalizimit të plotë të marrëdhënive ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

    “Diskutuam për marrdhëniet bilaterale Kosovë-Greqi, se si mund t’i përmirësojmë ato në të gjitha sferat, por njëkohsisht edhe për zhvillimet në rajon përfshirë këtu edhe dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë që do ta ketë takimin e radhës të nivelit të lartë në Ohër të Maqedonisë së Veriut të shtunën e ardhshme. Greqia është një mbështetëse e liberalizimit të Kosovës, e integrimit evropian dhe gjithashtu e normalizimit të plotë të marrëdhënive ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Pra, ne gjithmonë mund të llogarisim në mbështetjen e Greqisë për familjen e madhe evropiane, e cila është garantuesja më e mirë për kontinentin tonë, si për paqe e siguri dhe poashtu edhe për demokraci dhe mirëqenie”, ka thënë Kurti.

    Ministri i Punëve të Jashtme i Greqisë, Nikos Dendias ka takuar edhe Presidenten e Kosoves, Vjosa Osmani.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!