×
  • Lajme
  • Botë

    ShBA thirrje qytetarëve: Shmangni pushimet në Meksikë, paraqet rrezikshmëri

    Reporteri
    12 Mars 2023 | 15:10

    Autoritetet në shtetin amerikan të Teksasit kanë këshilluar qytetarët amerikanë të mos udhëtojnë në Meksikë gjatë pushimeve të pranverës për arsye sigurie.

    Departamenti i Sigurisë Publike në Teksas (DPS) tha se dhuna e kartelit të drogës përfaqësonte një kërcënim të rëndësishëm për këdo që shkon atje.

    Kjo thirrje vjen pasi katër amerikanë u rrëmbyen pasi kaluan kufirin javën e kaluar. Dy prej tyre u vranë ndërsa dy u lanë të lirë. Tri gra amerikane që shkuan në Meksikë për të shitur rroba në një treg janë zhdukur prej më shumë se dy javësh, raportojnë mediat e huaja.

    “Bazuar në natyrën e paqëndrueshme të aktivitetit të kartelit dhe dhunës që po shohim atje, ne po u bëjmë thirrje individëve që të shmangin udhëtimin në Meksikë në këtë kohë.”, tha drejtori i DPS, Steven McCraw./abcnews.al

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!