Ambasdori i Gjermanisë në Prishtinë, Jorn Rohde i ka oftuar mbështetje të plotë emisarit të Bashkimit Europian për dialogun Kosovë-Serbi, Jorn Rohde, në përpjekjet e tij për arritjen e një marrëveshjeje.
Rohde shkroi në Twitter se “një marrëveshje është e arritshme” dhe se “Kosova do të fitojë shumë”. Ai tha se Kosova duhet ta themelojë Asociacionin “tani”,
Rohde ka shtuar se një marrëveshje do të përshpejtojë integrimin euroatlantik të Kosovës dhe është një shans historik në rrugën drejt normalizimit të plotë dhe njohjes reciproke.
“Kosova do të fitojë shumë. Kosova duhet të zbatojë detyrimin e saj të gjatë dhe të përmbushë themelimin e Asociacionit tani. Apeli im për Kosovën dhe Serbinë për bisedimet e ardhshme në Ohër është: ‘Mos e humbisni autobusin”, ka shkruar ambasadori gjerman.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiq do të takohen më 18 mars në Ohër, mes përpjekjeve të ndërkombëtarëve për t’i bërë ata që ta nënshkruajnë një marrëveshje bazë për normalizimin e marrëdhënieve. /Reporteri.net/.