×
  • Lajme
  • Lajme

    Aksident trafiku në rrugën Prishtinë-Gjilan, lëndohen tre persona

    Reporteri
    12 Mars 2023 | 21:25
    Foto ilustruese

    Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në rrugën Prishtinë-Gjilan.

    Si shkak i këtij aksidenti janë lënduar tre persona.

    Kjo është konfirmuar nga zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

    Ahmeti bëri të ditur se aksidenti ka ndodhur saktësisht në Slivovë.

    “Rreth orës 19:00 kemi pranuar informatën se në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësisht në fshatin Slivovë, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar tre persona. Me rastin po merret njësiti i trafikut”ka thënë ajo.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!