×
  • Lajme
  • Lajme

    Në Prokurorinë Speciale dorëzohen 12 padi me dëshmi kundër serbëve për krime lufte

    Reporteri
    01 Gusht 2019 | 8:18

    Sot me fillim prej orës 11:00 në Prokurorinë Speciale në Prishtinë, do të dorëzohen padi me dëshmi kundër serbeve për krime lufte në Kosovë.


    Zyra për mbledhjen dhe dokumentimin e dokumenteve të krimeve të luftës në Komunën e Gjakovës gjatë periudhës 1998-1999, sot do të dorëzojë kontingjentin e dymbëdhjetë (12 ) të padive të bëra nga qytetarët e kësaj Komune, ndaj serbëve të dyshuarve për krime lufte.

    Bashkangjitur padive të qytetarëve, do të dorëzohen dëshmitë – dokumentet e gjetura të policisë, ushtrisë dhe paramilitarëve serbë, të cilët kanë operuar në këtë Komunë.

    Dorëzimi i padive dhe dokumenteve do të bëhet në Prokurorinë Speciale në Prishtinë- Departamenti për Krime Lufte, në ora 11:00.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!