×
  • Sport
  • Sport

    Serbëve iu pengon mikpritja që ua bënë boshnjakët Kosovës

    Reporteri
    13 Mars 2023 | 10:34

    Kombëtarja e Kosovës në hendboll e përjetoi mbrëmë një mikpritje të ngrohtë në Bosnjë-Hercegovinë, në ndeshjen kualifikuese për Euro 2024.

    Boshnjakët i pritën dhe i përcollën lojtarët tanë me duartrokitje, ndërsa nuk mungoi as një baner i madh shumë domethënëse: “Mirë se vini lojtarët e Kosovës së pavarur”, shkruante në këtë slogan në gjuhën boshnjake, shkruan “Gazeta Express”.

    E ky fakt po iu pengon serbëve.

    Mediumi i komshinjve, “Mondo” i vë theks shkronjave të mëdha të banerit: “PAVARUR”, derisa ky medium e fut në thonjëza emrin “Kosova”.

    Sipas mediumit në fjalë, as kjo mikpritje e ngrohtë nuk e ndihmoi Kosovën që ta shmangte humbjen, ndërsa i ngacmon edhe boshnjakët, për të cilët shkruan se i kanë regjistruar vetëm dy fitore në këtë ciklus kualifikimesh dhe atë ndaj Kosovës.

    Sidoqoftë, fjalët i merr era, ndërsa slogani i shpalosur në Tuzla do të mbetet gjatë në kujtesë, me ç’rast konfirmohet mikpritja e boshnjakëve ndaj Kosovës, ani pse vendi i tyre nuk e ka pranuar ende Kosovën si shtet.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!