Ismet Munishi më nuk është trajner i Prishtinës. Ai është shkarkuar të hënën. Shkarkimi i tij ka ardhur një ditë pas humbjes së Prishtinës nga Malisheva (2:1).
Në njoftimin e lëshuar nga Prishtina, thuhet se Bordi i klubit ka marrë vendim të tillë për shkak të rezultateve në ndeshjet e fundit.
Munishi ishte në krye të Prishtinës para fillimit të këtij sezoni dhe nën drejtimin e tij, ekipi ka regjistruar 8 fitore, 8 barazime dhe 9 humbje, ndërsa zë vendin e katërt në tabelë me 32 pikë të mbledhura.
Munishin në postin e trajnerit, do ta zëvendësojë Debatik Curri me ndihmësit e tjerë deri në një vendim të ri.
“Bordi i FC Prishtinës ka vendosur që ta ndërpresë bashkëpunimin me trajnerin Ismet Munishi. Një vendim i tillë ka ardhur për shkak të mos arritjes së rezultateve të dëshiruara në ndeshjet e fundit. FC Prishtina e falënderon përzemërsisht Munishin për punën e bërë në skuadër. Skuadrën aktualisht do ta drejtojë trajneri Debatik Curri dhe ndihmësit e tjerë deri në një vendim të ri”, shkruan në njoftimin e klubit prishtinas.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.