×
  • Lajme
  • Lajme

    Gazmend Hoxha pranon dorëzimin e detyrës së drejtorit të Përgjithshëm të Kosovës

    Reporteri
    13 Mars 2023 | 15:51

    Kolonel Gazmend Hoxha, sot pranoi detyrën e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës.

    Kjo u bë e ditur përmes një postimi në Facebook të Policisë së Kosovës.

    Në ceremoninë e pranim-dorëzimit të detyrës ishte stafi i lartë menaxhues por edhe ushtruesi I detyrës së drejtorit të përgjithshëm Kolonel Fehmi Hoti, i cili ia dorëzoi zyrtarisht detyrën z.Hoxhës thuhet në postim, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Në rolin e drejtorit , Hoxha tha se drejtimi i Policisë së Kosovës bëhet përmes bashkëpunimit në organizatë, me institucionet e në veçanti me qytetarët.

    Njoftimi i plotë i policisë:

    Pranim-dorëzimi i detyrës së drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës
    Prishtinë, 13 mars 2023

    Sot, më 13 mars 2023, në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Kosovës, u organizua ceremonia zyrtare e marrjes së detyrës nga drejtori i ri i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Kolonel Gazmend Hoxha.

    Të pranishëm në ceremoni të pranim-dorëzimit ishin stafi i lartë menaxhues si dhe ushtruesi i detyrës së drejtorit të Përgjithshëm Kolonel Fehmi Hoti, i cili ia dorëzoi zyrtarisht detyrën z.Hoxha, duke i uruar shumë suksese në detyrën e drejtorit të Përgjithshëm, si dhe duke i ofruar përkrahje dhe bashkëpunim të ndërsjellë.

    Ndërsa drejtori Hoxha, ndër të tjera potencoi se drejtimi dhe menaxhimi i organizatës më të madhe ligjvënëse në vend bëhet përmes bashkëpunimit dhe shkëmbimit të eksperiencave brenda organizatës me punë ekipore si dhe bashkëpunimit dhe krijimit të partneritetit me institucionet e jashtme vendore e ndërkombëtare, e në veçanti me qytetarët.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!